“Ndalimi” i qumështit, Preçi: Të kapësh sot kërbaçin, për t’iu vërsulur atyre pak fshatarëve, çon ujë në mullirin e grosistëve

Nga e hëna, tregtimi i qumështit dhe produkteve të bulmetit pa faturë tatimore do të ndalohet kategorikisht nga autoritetet tatimore.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë reformë të shpallur nga vetë kryeministri Edi rama dhe pasojat e saj, i ftuar në një intervistë në “Ora News” ishte eksperti i Ekonomisë Zef Preçi.

“Për të mos folur se ku çalon kjo, fakti që vitin e kaluar janë regjistruar rreth 15 milionë turistë, ndërsa prodhimi vendas ka mbi 10 vite që vetëm pakësohet kjo tregon që Ekonomia shqiptare ka probleme serioze dhe strukturore që shkojnë përtej propagandës.

Në të njëjtën kohë të kapësh sot kërbaçin, të nxjerrësh tre llojet e policive për t’iu vërsulur atyre pak fshatarëve që kanë mbetur akoma që punojnë tokën, që përgjithësisht janë në moshën e pensionit, është qesharake në vlerësimin tim, mosnjohje e realitetit dhe më e shumta keqpërdorim i fuqisë së pushtetit që çon ujë në mullirin e grosistëve të mëdhenj apo edhe politikanëve që janë mbas tyre”, u shpreh ndër të tjera eksperti Zef Preçi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E EKONOMISË ZEF PREÇI