Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, 15-vjeçari polak bie nga kati i katërt i banesës dhe përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2025, 11:50
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës, më 16 korrik, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar të Durrësit.
Sipas informacionit paraprak, një 15-vjeçar me shtetësi polake ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi. Adoleshenti është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja po hetohet, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
