Nuk shuhet zjarri në Drenovë/ Rreth 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2025, 07:40
Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur aksioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Drenovës. Në operacion janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve.
Pjesë e operacionit është bërë edhe helikopteri Cougar, i cili prej më shumë se një ore është duke operuar nga ajri për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit
Në vijim të përpjekjeve për menaxhimin e situatës, në terren pritet të mbërrijë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe për të koordinuar më tej veprimet emergjente.
