Asistencë për aplikimet në E-Albania/ Balluku në Bashkinë e Lushnjes, viziton sportelet

Zv.Kryeministrja Balinda Balluku ishte sot e pranishme në një nga sportelet në bashkinë e Lushnjes të vilat ofrojnë asistencë për aplikimet në E-Albania.

“E Albania është falas, e aksesueshme për të gjithë qytetarët dhe çdo zyrë avokatie që ofron shërbim kundrejt pagesës po shkel ligjin. Duke ditur që moshat e thyera duhet të mbështeten nga Bashkitë. 

Dhe në njësitë administrative duhet të kemi dhe një punonjës që ofron asistencë për E Albania.

Duam ta promovojmë këtë shërbim dhe qytetarët të kuptojnë që nuk i detyrohen askujt asnjë qindarkë.”, u shpreh Balluku.