VIDEO/ Kaos dhe tension pas humbjes së finales, Luis Enrike humbet toruan dhe godet kundërshtarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2025, 23:42
Chelsea triumfoi 3-0 ndaj PSG në finalen e Kupës së Botës për Klube, por fundi nuk ishte ai i duhuri, pasi pati përplasje dhe tension.
Kjo disfatë nuk u kapërdi dot nga portieri italian i PSG-së, Donaruma, i cili u “tradhtua” nga nervat, teksa goditi sulmuesin Zhoao Pedro të Çelsit, duke e shtrirë në tokë.
Në këtë situatë të tensionuar, u përfshinë edhe trajneri Luis Enrike si dhe Hakimi. Pamjet ndërkohë janë duke bërë xhiron e rrjetit.
— gols mundial (@GolsMundial) July 13, 2025

