“Ka dalë dhe një bajraktar atje” - Rama për Thethin: Nuk kemi prerë në besë askënd, ata janë një grusht njerësish që...! KLP të vendosë për Gjelin
Kryeministri Edi Rama me drejtuesit vendorë dhe deputetët e Partisë Socialiste në Tiranë, duke iu referuar ngjarjeve në Theth u shpreh iu vendosur që çdo ngrehinë e ngritur pa leje do të rrafshohet.
“Përpara se të hyj në disa detaje mbi punën, dua të ndalem një moment te çështja e Thethit. Kam vënë re që ka një teori shumë për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë, fajin, kush e ka fajin.
Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që t’ia lënë fajin strukturave të shtetit. Nga një anë kemi disa njerëz të shlretë të cilët kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa, dhe një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar më tej t’i godasë.
Këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë por individë që nuk janë banorë të vendit, madje në rastin flagrant që u bë dhe shkak i këtij procesi, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë diçka, Policia po merret me hetimin e se si ka ndodhur dhe kush është pas pushtimit kriminal të qendrës dhe zemrës së Thethit.
Janë ndërtime jo për të futur kokën, por për qëllime fitimi. Nuk besoj se ka një teori për amnistimin e shkelësit të ligjit dhe fajësimin e shtetit. Natyrisht që strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi.
Pritet vendimi i KLP për zonjën Gjeli që nuk ka nisur çështjen. Në Theth janë goditur 40 subjekte, që në shumë raste kishin më shumë se një ndërtesë. Policia ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh në prokurori për të subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë veprim.
Kemi dhënë 300 legalizime atje, ku premtimi ynë ka qenë që ne do të legalizojmë pronën e gjyshërve.
Por nuk i kemi thënë askujt që na jepni votën ju që të ndërtoni pa leje.
Të gjitha ndërtimet atje janë të kohës së fundit të muajve të fushatës, dhe ka ndërtime të njerëzve që nuk kanë fare lidhje me Thethin.
Pretendimi se po i hapet rrugë që të ndërtojnë atje oligarkët, por në Shqipëri nuk ka fare oligarkë.
Kështu që teoritë për Thethin nuk qëndrojnë fare, madje ka dalë dhe një bajraktar atje, por di të them që ata janë një grusht njerësish që nuk kanë lidhje fare me këtë që po them.
Ne nuk kemi asnjë minutë për të humbur se kemi marrë përsipër të hyjmë në Bashkimin Evropian, por ta harrojë kushdo që pretendon se do të legalizojë ngrehina të ngritura në shkelje të ligjit, dhe ta kenë parasysh shumë mirë që do të rrafshohet”, deklaroi kryeministri Edi Rama.


