Xhixho: Aksioni i turpshëm në Theth po rrënon bashkë me bujtinat edhe mundin dhe kursimet e një jete

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me ngjarjet që po prodhon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

“I gënjeu me premtime për legalizim e falje taksash, tani i terrorizon me fadroma, polici e armë.

Aksioni i turpshëm i qeverisë në Theth po rrënon bashkë me bujtinat edhe mundin dhe kursimet e një jete, të derdhura në to; po terrorizon njerëzit që kanë ndërtuar në tokat e tyre e kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri me djersën e ballit.

Nuk justifikohet paligjshmëria, por aq më pak veprimet skandaloze të një qeverie që ka 12 vjet në pushtet dhe ka shpenzuar miliona euro për satelitë që kontrollojnë territorin”, shprehet Xhixho.