KOMISARI I GJOBAVE/ GJKKO dënon me burg ish-kreun e Trafiqeve, Gazmir Preçi

Kur po mbushet 1 vit nga arrestimi i tij, Gjykata e Posaçme ka mbyllur dhe çështjen dhe ka vendosur dënimin me me 2 vjet e 4 muaj burgim për ish-Kryekomisarin e Trafiqeve në Durrës, Gazmir Preçi, i akuzuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

JA VENDIMI PER ISH-KOMISARIN E TRAFIQEVE

KOMISARI I GJOBAVE/ GJKKO dënon me burg ish-kreun e Trafiqeve, GazmirKOMISARI I GJOBAVE/ GJKKO dënon me burg ish-kreun e Trafiqeve, Gazmir

HETIMI DHE ARRESTIMI I KOMISARIT

Gazmir Preçit iu vunë prangat, mbrëmjen e 15 gushtit 2024, në zonën e ish-"Kinostudios" në Tiranë, për shkak se sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ai kishte kërkuar një biznesmeni 20 mijë euro në mënyrë që të mos i mbyllte aktivitetin.

Disa ditë para prangosjes, Gazmir Preçi, është paraqitur tek një lokal nate, në afërsi të Urës së Dajlanit ku ka takuar pronarin dhe i ka thënë se ka disa vajza që punonin të paregjistruar.

Më pas shefi i anti-trafiqeve, i ka dërguar një sekse , biznesmenit që t’i kërkonte 20 mijë euro në mënyrë që të mos kryheshin veprime. Pronari i klubit të natës, në këto kushte i është drejtuar drejtorisë së AMP duke bërë denoncim, ndërsa këta të fundit kanë referuar rastin në SPAK.

Agjentët e AMP dhe të BKH, kanë marrë një shumë prej 10 mijë eurosh me numra serial të regjistruar dhe ia kanë dhënë pronarit që ishte shantazhuar për dhënie pasurie.

Ky i fundit ka komunikuar me Gazmir Preçin duke i thënë që nuk ka nevojë për sekser, por paratë do ia dorëzonte vetë atij. Teksa kanë lënë një takim në zonën e Kinostudios në Tiranë, pronari i klubit të natës është pajisur me kamera dhe me përgjues.

Ndërkohë në ambientet ku do takoheshin janë vendosur agjentet e AMP. Sapo janë takuar pronari i lokalit i ka dhënë lekët Gazmir Preçit dhe më pas kanë ndërhyrë agjentët e AMP duke e arrestuar në flagrancë.

Shefi i sektorit kundër trafiqeve dhe drogës në policinë e Durrësi, kryekomisar Gazmir Preçi, i cili u arrestua pas hetimeve të kryera nga SPAK dhe AMP, nuk e kishte për herë të parë përballjen me akuza të rënda.

Në vitin 2021 kur ky oficer policie mbante postin e shefit të Krimeve në Mallakastrës u ndalua së bashku me 4 policë të tjerë të Fierit, pasi u dyshuan  se janë të përfshirë në kultivimin e kanabist.  Çështja u mbyll dhe Gazmir Preçi, u emërua në Durrës si shef sektori për narkotikë.