Zaçaj, Kuvendit: Kujdes! Vendimet e Gjykatës Kushtetuese s’janë as këshilluese, as opsionale, janë të detyrueshme
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj oi tërhoqi vëmendjen Kuvendit të Shqipërisë që vendimet e kësaj gjykate nuk janë as këshilluese, as opsionale për t`u zbatuar, por se ato janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet.
DEKLARATA E ZAÇAJT
“Mos të harrojmë – Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese, as opsionale për t`u zbatuar—ato janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet.
Dështimi në ekzekutimin e këtyre vendimeve vë në diskutim vetë Kushtetutën dhe kërcënon integritetin e sundimit të ligjit, i cili kërkon që të gjitha institucionet shtetërore, jo vetëm të respektojnë vendimet e Gjykatës por edhe të veprojnë në shina kushtetuese.
Kjo vlen gjithashtu për të mbajtur në vëmendje se kur institucionet përfshirë edhe ato gjyqësore krijojnë konflikte kushtetuese apo veprojnë jashtë kuadrit kushtetues – kjo minon vet legjitimitetin e sistemit ligjor dhe gërryen besimin e publikut.
Ndaj Kushtetutshmëria si mënyrë të qeni dhe të sjelluri është pasaporta jonë e vetme në rrugën e integrimit drejt Evropës së Bashkuar”.

