“Po më vd*s çupa ore”, adoleshentja niset drejt Traumës, policia shoqëron në komisariat babanë

17-vjeçarja transportohet drejt Traumës nga spitali i Vlorës, në gjendje të rendë.

Ndërkohë forca të shumta të policisë por dhe drejtori i policisë kanë shoqëruar babanë e vajzës, ndërkohë që babai i vajzës ka kundërshtuar shoqërimin e tij me forcë, pasi kërkonte që të shkonte në Tiranë të shoqëronte vajzën e tij.

Saimiri H., babai i vajzës, ka vijuar të kundërshtojë dhe forcat e policisë së Vlorës kanë përdorur forcën dhe e kanë futur në makinë.

“Po më vdes çupa ore”, dëgjohet ai të thotë.