“Shteti bektashi në zemër të Tiranës”, Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se shteti bektashi do të ngrihet në zonën ku aktualisht ndodhet kryegjyshata. Gjatë një interviste në dokumentarin e fotoreporit britanik Robert Hackman, shpjegoi se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të vendit.

Shteti i ardhshëm më i vogël në të gjithë botën do të ngrihet në territorin ku aktualisht ndodhet kryegjyshata botërore bektashiane në kryeqyteti.

Detajet u bënë të ditura nga vetë Kryeministri Edi Rama, i cili në dokumentarin e Dritare TV theksoi se krijimi i këtij shteti do të ishte simbol i ruajtjes së fesë në vend dhe jo vetëm.

“Është vetëm një sipërfaqe e vogël toke, pak hektarë, që ata tashmë e zotërojnë dhe ku kanë qendrën e tyre. Por për Shqipërinë është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare, ndërsa për komunitetin është një garanci që ai do të vazhdojë të ekzistojë pa u zhdukur.” – u shpreh Rama.

Gjatë intervistës për fotoreporterin britanik, Robert Hackman, kreu i qeverisë shpjegon se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të Shqipërisë.

“Bektashizmi është një urdhër shumë i veçantë dhe një thesar kombëtar për ne. Ndryshe nga komunitetet e tjera fetare, bektashinjtë nuk kanë përkrahje ndërkombëtare dhe janë të vetmuar në përpjekjen për të mbijetuar. Duke u dhënë një status të veçantë, i japim një garanci ekzistence.” Shprehet ai.

I pyetur nga Hackman nëse fetë e tjera do të ndihen të veçuara, Kryeministri u shpreh se “Nuk ka asnjë arsye për këtë. Kjo nuk është një garë mes komuniteteve shqiptare ku dikush favorizohet e tjetri jo. Bektashinjtë janë një komunitet që mbështetet vetëm te vetvetja, ndërsa myslimanët sunitë, ortodoksët dhe katolikët i përkasin konstelacioneve shumë më të mëdha dhe kanë pika reference jashtë vendit.”

Ky mikroshtet do të jetë më i vogli në botë dhe do të shërbejë si një qendër shpirtërore ndërkombëtare për bektashinjtë, duke tërhequr studiues, vizitorë dhe pelegrinë nga e gjithë bota