Tragjikomedia shqiptare nuk është teatër. Është jeta jonë!

Në këtë vend s’di më si ta bësh drejt.

Hesht – të thonë pse hesht.

Flet – të thonë pse flet.

Qëndron – të thonë pse nuk ikën.

Ikën – të thonë pse s’u përpoqe.

Ndërkohë, Shqipëria zbrazet.

Rrugët nga veriu në jug – bosh.

Plazhet në kulmin e sezonit – të heshtura.

Shtëpitë – me tabela “shitet”.

Bizneset – të falimentuara.

Rinia – në ikje.

Të moshuarit – të harruar.

Taksat rriten, edhe kur s’ka më ç’të të marrin.

Grabitja legalizohet.

Ligji shërben jo për drejtësi, por për përfitime.

Dhe ti pyet veten: A është kjo jeta që deshët kur thatë “duam Shqipërinë si gjithë Europa”?

Unë nuk zgjedh të hesht.

Zgjedh të flas, sepse ndjej.

Zgjedh të qëndroj, sepse më dhemb.

Zgjedh t’ju dëgjoj, jo t’ju gjykoj.

Sepse politika nuk është për pushtet, është për njerëz.

Dhe Shqipëria nuk ka nevojë për spektatorë. Ka nevojë për njerëz që veprojnë.

???? Koha e heshtjes mbaroi. Koha është tani. Për ta thënë. Për ta ndryshuar. Për ta kthyer vendin te njerëzit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jola Hysaj (@jola.hysaj)