Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së: Të shtënat me ar*ë pranë centralit bërthamor të Zaporizhias janë të papranueshme

UKRAINË- Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së është shprehur në një reagim se të shtënat me armë zjarri në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë janë të papranueshme.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se ekipet e saj dëgjuan disa herë rresht të shtëna gjatë mbrëmjes së djeshme në uzinën bërthamore.

Gjatë një vizite të zhvilluar në vendngjarje paraditen e sotme, agjencia tha se gjeti shumë gëzhoja të kalibrit të vogël të shpërndara pranë dy njësive të reaktorit.

"Një aktivitet i tillë ushtarak në ose pranë një centrali të madh bërthamor është qartësisht i papranueshëm", tha shefi i IAEA-s, Rafael Grossi.  

Të shtënat e mbrëmshme erdhën pas një serie sulmesh të supozuara dhe incidentesh të tjera që përfshinin dronë pranë uzinës, përfshirë një raport për një sulm disa ditë më parë në Enerhodar, ku jeton shumica e stafit të uzinës.