U fsheh në çantën e një të burgosuri që kishte përfunduar dënimin, arratiset i dënuari nga një burg në Francë
FRANCË- Një burrë është arratisur nga një burg francez duke u fshehur në çantën e një të burgosuri tjetër i cili po dilte nga burgu pasi kishte vuajtur dënimin.
Shërbimi i burgjeve ka nisur një hetim pasi burri u arratis nga burgu Lyon-Corbas në Francën juglindore të premten, sipas mediave të huaja.
"Ai përfitoi nga çlirimi i të burgosurit të tjerë për t'u fshehur në bagazhin e tij dhe për t'u larguar", tha shërbimi i burgut në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP.
Mediat franceze kanë raportuar se i burgosuri i arratisur po vuante disa dënime dhe ishte gjithashtu nën hetim në një rast të lidhur me krimin e organizuar.
Një hetim gjyqësor është hapur gjithashtu për arratisje të mundshme si pjesë e një bande të organizuar dhe komploti kriminal.
Muajin e kaluar, Shoqata e Avokatëve të Lionit shprehu alarmin për mbipopullimin në burgun Lyon-Corbas. Që nga 1 maji 2025, rreth 1,200 persona ishin të ndaluar në burg, i cili ka kapacitet për 678 vende, raportoi BFMTV.
