Më pak emigrantë në shkollë/ Gjermania propozon numër të kufizuar të fëmijëve

Një propozim i Ministres gjermane të Arsimit, për të kufizuar numrin e fëmijëve me prejardhje emigrante në shkollat gjermane ka ndezur debat të fortë. Ndërsa një pjesë e opinionit e mbështet idenë si përpjekje për balancim arsimor, shumë të tjerë e kritikojnë si diskriminuese dhe të pazbatueshme në realitetin multikulturor të Gjermanisë.

Gjermania nepërmjet ministres së arsimit Karin Prien, nga partia CDU, ka nisur diskutimin për të kufizuar numrin e fëmijëve emigrantë në shkolla! Propozimi i saj ka ndezur një debatë të gjerë, mes eksperteve, qeveris dhe  institucioneve të mësimëdhënies.

Ajo sugjeroi që një kuotë prej 30 deri në 40 përqind mund të ishte e nevojshme në disa shkolla për të balancuar përbërjen e klasave. Propozimi i saj është përshëndetur nga disa si ide për rritjen e cilësisë së mësimdhënies.

Por drejtuesja e një shkolle fillore në Renaninë Veriore, ku 80% e nxënësve janë nga familje emigrantësh, e konsideron idenë të pazbatueshme.

Shoqata e Mësuesve thotë se mungesa e aftësive gjuhësore është sfida kryesore, jo prejardhja.

Në zona të mëdha urbane si Berlini, mbi gjysma e fëmijëve kanë prejardhje të huaj në disa zona shkon mbi 70%.

Për shumë ekspertë, zgjidhja nuk është ndarja, por ndërhyrja që në parashkollor.

Por aktualisht në Gjermani mungojnë mbi 125 mijë edukatore për fëmijët e vegjël.

Kur vjen puna tek arsimi ekspertët, mësuesit, prindërit e nxënësit janë të mendimit, se duhet reformim. Gjermania del shumë dobët në shumë kategori kur bëhen vlerësime ndërkombëtare: Në studimin e fundit të PISA-s në vitin 2022, u rendit vetëm nga mesi në krahasimin ndërkombëtar. Aftësia e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë ra në nivelet më të ulëta të matura ndonjëherë.