Shqiptarët nuk rrinë në një vend, 3 mln udhëtime brenda vendit
Gushti dhe dhjetori janë dy muajt ku shqiptarët preferojnë më shumë për të kaluar disa ditë pushim me 13.9 për qind të totalit për secilin nga muajt. Më tej janë korriku dhe qershori dhe më pak në muajt e tjerë.
Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana njeh numrin më të lartë të vizitave me 15 për qind të të gjithë qytetarëve që preferojnë të kalojnë ditë larg qytetit e tyre e ndjekur më pas nga Vlora, Korcca e më tej Durrësi. Janë 3 milionë udhëtime brenda vendit të regjistruara nga Instituti i Statistikave me një rritje prej 43 për qind krahasuar me një vit më parë.
Sa u përket atyre që preferojnë shtete të tjera, Itali dhe Greqia që kanë dhe më shumë emigrant shqiptar mbajnë dhe vendin e parë për vizitat e më tej gjermania Anglia, Franca etj
Në këtë situatë janë hotelet që kanë njohur edhe më shumë prenotime nga vetë shqiptarët brenda vendit me një rritje prej 8,4 për qind ku “Pushime dhe kohë e lirë” zënë peshën më të madhe, ndjekur nga udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë për qëllime “Vizita te të afërm dhe miq”.
