Gonxhja: Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore, 74% më shumë se në vitin 2023

 Gonxhja: Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore, 74% më

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri publike statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të vitit.

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569,089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025. Rritja llogaritet në 74% krahasuar me vitin 2023, ndërsa sa i përket të ardhurave, ato janë shtuar me 119% krahasuar po me 2023-shin.

5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

-Parku Arkeologjik Butrint, me 105,623 vizitorë

-Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë

-Parku Arkeologjik Shkodër, me 79,885 vizitorë

-Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, me 74,636 vizitorë

-Parku Arkeologjik Apoloni, me 58,059 vizitorë

Pjesa më e madhe e turistëve duket se preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës. Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.

Gonxhja: Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore, 74% më