Ndëshkim për ndërtimet në Theth/ Gazetari Vatnikaj: Në referimet e policisë, s'ka elemente për ndërtime pa leje
Gazetari, Edison Vatnikaj në një intervistë në Ora News u shpreh se në referimet e policisë për ndërtimet në Theth është raportuar për kontejnerët e vendosur mbi pllaka betony e cila nuk përbën ndonjë element të ndërtimit pa leje.
Vatnikaj: Të gjithë po prisnim që fadromat të prishnin bujtinat e Thethit, duket që fadromat kanë ‘prishur’ drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës, pra kupolën e saj drejtuese dhe prokurorinë e këtij qyteti.
Ka pasur dëshira dhe vullnet të vetë banorëve të Thethit për të investuar në pronën e tyre por mungesa e dokumentacioneve të plota mbi pronësinë e tokës e ka bërë pak një ngërç të vështirë në plotësimin e dokumentacioneve.
Sa i takon prokurores, Elsa Gjeli sa i takon veprimeve të kësaj të fundit ka të bëjë më shumë me referimin e poliicisë së shtetit.
Referimet e dërguara nga policia ku kishte të bënte me vendosjen e konteinerëve në pllaka betoni nuk quhen ndërtim pa leje.
Në referimet e policisë është raportuar pikërisht mbi kontejnerë të vendosur mbi pllakë betoni që nuk përbën asnjë element të ndërtimit pa leje.
