Ramaj: Prej vitesh, raportet e BE për Shqipërinë theksojnë ndërhyrjen e politikës në sistemin e drejtësisë
Avokati, Redi Ramaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se prej vitesh tashmë pothusje të gjitha raportet e KE theksojnë ndërhyrjen e politikës në sistemin e drejtësisë.
Ramaj: Unë mendoj se çdo interes i BE për Shqipërinë, qoftë edhe kritika janë të domosdoshme për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
E pashë personalisht me shqetësim përveç pjesës politike, edhe pjesën e drejtësisë.
Prej vitesh tashmë pothuajse të gjitha raportet theksojnë ndërhyrjen e politikës në sistemin e drejtësisë.
Edhe pse është bërë një reformë në Drejtësi e mbështetur nga Europianët, beteja ka qenë e ashpër midis politikës dhe organeve të reja të drejtësisë, kryesisht SPAK-ut dhe GJKKO-së.
Në këto kushte kur politika ka kërkuar ta kapi drejtësinë dhe drejtësia nuk është në ato ritmet e duhura sipas edhe raportit që ka vonesa dhe ka problematika, atëherë tregon që situata ajo që aspiron Shqipëria për të vajtur në BE duket jo e mirë dhe me probleme siç ne shqiptarët e dimë.
Sipas këtyre dy raporteve, në këndvështrimin tim është shumë larg jo vetëm viti 2027 por ndonjë vit tjetër i cili duhet të jetë shumë i largët.
