''Kemi një sistem drejtësie jashtë loje'', Çipi: Veliaj në burg për kafe e cigare, jo për ato që realisht ka bërë

Regjisori, Kastriot Çipi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kemi një sistem drejtësie totalisht jashtë loje dhe se Veliaj po shkon në burg për kafe e cigare dhe jo për ato që realisht ka bërë.

Çipi: Unë do të thoja që janë raporte hipokrite.

SPAK nuk mund të jetë krenaria as e qeverisë, as e mazhorancës, as e Shqipërisë pavarësisht se sa e trumbeton institucionet evropiane madje kanë thënë edhe që është një model që duhet ta ndjekin edhe vendet e tjera të botës.

Por fatmirësisht për vendet e tjera të botës askush nuk është çmendur që të bëjë një reformë si kjo që bëmë ne.

Që SPAK nuk është aspak i pavarur dhe aspak i pakorruptuar mjafton të shikosh se çfarë ka bërë me inceneratorin e Tiranës  edhe nuk ke nevojë më.

Mjaft të kujtosh që në 12 vjet nuk ka asnjë proces kundër Edi Ramës.

Erion Veliaj rrezikon të shkojë në burg si Nexhmije Hoxha, për kafe e cigare jo për ato që realisht ka bërë.

Ne kemi një sistem drejtësie totalisht jashtë lojë.

Reforma u bë që ta kapet nga qeveria.

Nuk ka qenë kurrë për qytetarët.

Ka qenë konceptuar si një levë më shumë në duart e Edi Ramës.