Peçi: Kur u arrestua Veliaj, PS bëri protestat dhe BE pati një reagim të fortë e ndryshoi qëndrim

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kur u arrestua Veliaj, PS doli e bëri protesta dhe BE pastaj bëri një hap pas dhe ndryshoi qëndrim.

Peçi: Kapitulli i parë kur është hapur ka qenë fokusi kryesor ka qenë puna e SPAK.

Edhe në momentin kur u arrestua Veliaj, ne e dimë shumë mirë që PS doli e bëri ato protestat dhe pati një reagim të fortë nga BE që bëri një hap pas dhe ndryshoi komplet qëndrimin.

Edhe Rama kur i binte tavolinës me dorë fort për të dhënë atë imazhin që ishte i mërzitur për Veliajn.

Duhet të kuptojmë që Shqipëria me drejtësinë që ka pasur dhe me drejtësinë që ka, SPAK mbase nuk është perfekt por e ka dhënë një produkt.

Nëse ne shohim sot, duket se e ka dhënë një impakt tek goditja që i ka dhënë funksionarëve të dy kahëve.

Por pak a shumë PS.

Ne e dimë shumë mirë betejën e fortë që është bërë brenda SPAK.

Edhe sot që flasim ka përplasje të rrymave.

Edhe kur u zgjodh Altin Dumani ne e dimë shumë mirë përlasjen e fortë që ka qenë për të zgjedhur Rama Kondillin, pra të preferuarin e vet pra këto kanë qenë informacionet që vinin.