''Kur vajza e Trump ishte në Vlorë, u dogjën plehrat''/ Tafani: Duhen zgjedhje në bashkinë e Tiranës
Analisti dhe juristi, Endri Tafani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në Tiranë kryetari i bashkisë ka 6 muaj që është në burg dhe se duhej të kishin filluar zgjedhjet për kryetar të bashkisë së Tiranës.
Tafani: Në Tiranë ne kemi një kryetar bashkie i cili ka 6 muaj që nuk është më në detyrë.
Është në burg.
Dhe nëse mbaj mend rastin edhe të Safet Gjicit, edhe të Shukri Xhelilit për tre muaj kaloi shumë shpejt vendi në zgjedhje.
Ndërkohë që ti ke Tiranën që ka 6 muaj tashmë pa kryetar bashkie.
Nëse do ishte halli qytetar, bashkia më e madhe e vendit do kishin filluar njëherë zgjedhjet në Tiranë.
Janë një million banorë në Tiranë.
Pastaj pyetja tjetër është pse pikërisht Vlora?
Tani e vetmja gjë që e lidh me atë të Vlorës është rasti që aty ka vajtur vajza e presidentit Trump bashkë me burrin e vet me dhëndrin e Trump dhe kanë qenë në Vlorë dhe gjatë kohës që ato kanë qenë në Vlorë janë djegur plehrat në Vlorë.
Të digjen plehrat në Vlorë kur në momentin që ty të vijnë investitorë strategjikë dhe e vetmja gjë që mund të bësh ndonjë skemë se pse pikërisht Vlora mund të lidhet me këtë.
