Kërkon lirimin me kusht/ Sot seancë në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin, pritet raporti i Shërbimit të Provës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2025, 08:56
Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Shërbimi i Provës pritet të paraqesë raportin e tij, në bazë të të cilit gjykata do vendosë për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.
Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.
Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej tetorit 2023, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”. Ai ka deklaruar se është viktimë e një procesi të montuar politik dhe se është dënuar padrejtësisht.
