FOTO+VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, motori përplaset me veturë, humbet jetën një turist i huaj

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.

Viktima është një turist i huaj, i cili udhëtonte me motor dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një automjet.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, turisti ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.

FOTO+VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër,

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.