VIDEO/ Nga qelia në sallën e gjyqit, Gjykata e Fierit vendos sot për kërkesën e Ervin Salianjit

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës për lirimin me kusht për ish- deputetin demokrat Ervin Salianji, teksa ky i fundit shihet qe sapo ka zbritur ne hyrjen e Gjykates.

Në seancën e datës 23 Qershor, përfaqësuesi i tij ligjor Ledio Braho deklaroi se raporti i vlerësimit nga IEVP Fier kishte ardhur pozitiv.

Sipas procedurës u njoftua shërbimi i provës që të paraqesë raportin e saj, duke i dhënë afat deri ditën e sotme, data 8 korrik.

Sipas këtij raporti do të vendoset mbi pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht nga ish-deputeti Ervin Salianji.