Gjykata pritet të vendosë/ Shërbimi i Provës paraqet raport pozitiv për të, edhe prokuroria dakord për lirimin e Salianjit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2025, 11:50
Gjykata e Fierit do të vendosë për kërkesën e ish-deputetit Ervin Salianji për lirimin me kusht, pas seancës së sotme ku Shërbimi i Provës dorëzoi raportin e tij për sjelljen dhe përshtatshmërinë e Salianjit për këtë masë.
Burimekonfirmojnë se raporti i Shërbimit të Provës ka qenë pozitiv, duke përforcuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Salianjit.
Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.
Gazetari Isa Myzyraj shprehet se edhe proikurori në sallë është shprehur dakort për lirimin e Salinjit, gjithsesi gjithçka do ta vendosë trupa gjyqësore.
