FOTO/ Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, ndërron jetë një turist i huaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2025, 11:33
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.
Një turist i huaj, që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër në lëvizje.
Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
