Ankandi i parë për shitjen e mbetjeve të riciklueshme në Berat

Ish-kryetari i bashkisë së Beratit, deputeti i sapozgjedhur Ervin Demo njoftoi për zhvillimin me sukses të ankandit të parë për shitjen e mbetjeve të riciklueshme në shesh-depozitimin e Bashkisë Berat.

Demo tha se, rreth 65 tonë karton dhe letër të ndara në burim nga qytetarët e Beratit u shitën për riciklim.

Sipas tij, kjo është një arritje e rëndësishme për qytetin, sepse: tregon se ndarja e mbetjeve po funksionon në praktikë; ulet sasia e mbetjeve që përfundojnë në landfill dhe mbështet ekonominë qarkulluese dhe rrit ndërgjegjësimin për riciklimin në komunitet.

“Ky është një lajm i mirë dhe vetëm hapi i parë për një Berat më të pastër dhe të gjelbër”, tha ai.