E rëndë në Kolonjë/ Gjendet një trup i dekompozuar pranë stacionit elektrik në fshatin Shtikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2025, 16:02
SHTIKË- Një trup i dekompozuar është gjendur rreth orës 15:00 pranë një stacionit elektrik në fshttin Shtikë.
Sipas informacioneve paraprakë, dyshohet se viktima është mashkull, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Kolonjë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
