D*gjen varrezat në Elbasan, një pjesë e tyre u përfshi nga fl*kët, procedohet një 33-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2025, 16:03
Një pjesë e varrezave të Elbasanit është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës.
Ndërkohë policia nisi procedimin penal ndaj një 33-vjecari i cili dyshohet se i vuri zjarrin disa shkurreve ngjitur me varrin e nënës së tij, flakë të cilat më pas u përhapën në një sipërfaqe më të gjerë.
Zjarri përfshiu disa varreza të reja dhe një pjesë të varrezave të vjetra të fëmijëve.
Bashkia e Elbasanit në një reagim të saj bën thirrje për kujdes të shtuar, çdo pakujdesi bëhet shkak për pasoja të mëdha.
Ditët e fundit Elbasani është përballur me situata të vazhdueshme zjarresh ku më i fundit është ai në varreza i cili ka krijuar një ngarkesë të madhe psikologjikë për familjarët që kanë të afërmit e tyre.
