Vapa si shkak i përplasjeve, Hoxha: Në verë shtohen aksidentet, pasi ka rritje të automjeteve në qarkullim
Teksa vendi është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, duket se vapa ka nisur të japë ndikimet e saj edhe te drejtuesit e automjeteve, ku aksidentet rrugore duket se kanë pësuar rritje të shifrave ditët e fundit.
Për të kuptuar më shumë se çfarë po ndodh i ftuar në një intervistë në “Ora News” ishte eksperti i aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha.
“Gjithmonë në verë ka rritje të aksidenteve, kjo ka të bëjë me shumë faktorë.
Së pari, pasi shtohet numri i mjeteve në qarkullim, pasi vijnë turistët dhe emigrantët shqiptarë, lëvizin më shumë njerëzit pasi duan të shkojnë në plazhe apo shtëpi pushim dhe të gjitha këto bëjnë që të shtohet probabiliteti i përplasjeve në rrugë”, u shpreh ndër të tjera eksperti i aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E AKSIDENTEVE RRUGORE, GËZIM HOXHA

