Shqipëria digjet, katër “piromanë” përfundojnë në pranga për zjarrvënie dhe rrezikimin e jetës së banorëve

Së bashku me emergjencën për të shuar vatrat e zjarrit po punohet edhe për rastet e zjarrvënies së qëllimshme. Në tiranë një 34 vjeçar u ndalua për flakët e rëna në afërsti të autostradës teg – tiranë.

Sipas bluve J.S ishte banor në fshatin Mjull Bathore dhe pasi dogji tri sipërfaqe toke rrezikoi jetën e banorëve në zonë dhe 1 karburant në afërsi

Gjatë javës së shkuar edhe tre shtetas të tjerë u akuzuan për të njëjtën situatë. Në Finiq pasi ndezën zjarrin në një sipërfaqe toke, me pasojë shkrumbimin të 450 m2 dhe pemëve frutore, u arrestuan dy shtetas: P. G., 55 vjeçe, banuese në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq.

Në Divjakë 69 vjeçari B.M ka djegur mbeturinat në tokën e tij, por si pasojë flakët u përhapën në pyll por dhe në një parcel me ullinj. Pas hetimeve blutë thonë se 69 vjeçari u vu në pranga

Në deklaratat për mediet policia ka apeluar të bëhet kujdes me ndezjen e zjarreve, e po ashtu kërkon bashkëpunimin për zbulimin e veprimeve të qëllimshme