VIDEO/ “Tokë e xanun”, nis çlirimi i trotuareve edhe në Pogradec

Edhe në Pogradec ka nisur fushata për çlirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset.

IVMT dhe policia bashkiake ka nisur këtë të hënë punën për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje nga subjektet e bizneset bar-kafe.

Mësohet se puna ka nisur me bulevardin “Europa” për të vijuar në çdo rrugë dhe rrugicë të qytetit.