EMRI/ Pl*goset me armë një person në Konispol, tentoi të grabiste një banesë

Një plagosje me armë gjahu është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Markat të Konispolit. Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Saimir Haxhi, 44 vjeç, banor i fshatit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, teksa dyshohet se 44-vjeçari ka tentuar të vjedhë në një banesë të zonës, ku mund të jetë qëlluar me çifte nga pronari ose persona të tjerë të pranishëm.

Mësohet se Saimir Haxhi ka mbetur i plagosur në shpinë dhe është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas është dërguar në spitalin e Vlorës për trajtim më të specializuar. Ai rezulton një person me precedent penal.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 07.07.2025, rreth orës 03:45, është paraqitur në spitalin e Sarandës shtetasi S. H., 44 vjeç, banues në fshatin Markat, i dyshuar i dëmtuar me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas ka deklaruar se është qëlluar aksidentalisht në këmbë nga një gjuetar i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës–Vagalat, Bashkia Konispol.

Nga verifikimet 44-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtim i të miturve”.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe për verifikimin e deklarimeve të dhëna nga ky shtetas.