Australi/ Tentativë zjarrvënieje në sinagogën e Melburnit, shpallet në kërkim autori
Policia australiane njoftoi të premten se është në kërkim të një të dyshuari për një tentativë sulmi me zjarrvënie në një sinagogë në Melburn, ndërsa rreth 20 persona ndodheshin brenda ndërtesës.
Sipas transmetuesit shtetëror ABC, rreth orës 8 të mbrëmjes një person derdhi një lëng në hyrjen e sinagogës hebraike në lindje të Melburnit, duke shkaktuar zjarr.
“Në atë kohë brenda sinagogës ndodheshin afërsisht 20 persona”, tha policia, duke shtuar se të pranishmit ikën nga ndërtesa përmes një daljeje emergjence.
Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje dhe shuan zjarrin, i cili shkaktoi dëme të kufizuara . Nuk u raportuan të lënduar. Ky është sulmi i dytë me zjarrvënie ndaj një sinagoge në Melbourne , pas atij në periferi të Riponlee dhjetorin e kaluar.
Në vitet e fundit, Australia ka parë disa sulme antisemite , ku shtëpi shkolla, sinagoga dhe automjete janë shënjestruar nga zjarrvënësit.
