Mb*tja e tragetit në Indonezi, rifillojnë kërkimet për 30 personat e zhdukur
Qindra punonjës shpëtimi rifilluan operacionin e kërkimit sot pasi një traget u fundos në brigjet e Balit të mërkurën në mbrëmje, ndërsa numri zyrtar nga autoritetet indoneziane deri më tani është gjashtë të vdekur dhe tridhjetë të zhdukur.
Trageti, që mbante 65 pasagjerë dhe ekuipazh, u nis nga Banyuwangi në Java Lindore të mërkurën për në Balin verior. Ai u mbyt pak para mesnatës në kushte të trazuara të detit.
Sipas bilancit të fundit zyrtar, mbrëmë, të paktën 6 persona vdiqën, 29 të tjerë u shpëtuan dhe fati i 30 të tjerëve është i panjohur.
Personat e zhdukur po kërkohen. Forca dhe mjete të ndryshme kërkim-shpëtimi, si detare ashtu edhe ajrore, janë vendosur tani në zonë. Operacioni është zgjeruar për të përfshirë brigjet e Java Lindore dhe Bali Perëndimore.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse ka pasur të huaj në bordin e tragetit. Bazuar në listën e pasagjerëve të tragetit, në bord kishte 53 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Katër nga personat e shpëtuar përdorën varkën e shpëtimit të anijes përpara se ekipet e shpëtimit t'i gjenin.
