Denoncimi i Dizdarit: Në fshatin Balzës ka kimikatet të rrezikshme, askush nuk reagon nga qeveria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2025, 22:27
Në “Drejt” nga Luan Rama, Fjoralba Dizdari anëtare e këshillit bashkiak nga PD-ja tha se në fshatin Balëz është një grumbullim i kamikateve ku kanë probleme fëmijët janë azmatikë nga ndotja.
Dizdari: E kam bërë deklaratë edhe nga selia e PD-së, në fshatin Balëz është një grumbull kimikatesh ku kanë probleme fëmijët janë azmatikë nga ndotja. Unë kam bërë deklaratë dhe nuk ka shkaur njeri që të shohë se çfarë po ndodh aty. Sigurisht që çdo gjë është jashtë standardeve normale dhe askush nuk shkon ta hetojë.