"Shpenzime të fryra miliarda euro"/ Gazetarja tregon skemën e "Bankers Petroleum": Ja si përfituan "Bolv Oil" dhe "AlbStar"

Gazetarja Ola Xama, komentoi këtë mbrëmje në emisionin "Të Paekspozuarit" arrestimin e drejtorit aktual të Bankers Petroleum, CEO-n kinez, Hongping Xiao dhe ish-drejtorin shqiptar Leonidha Çobo si dhe lëshimin e urdhërarresteve për 12 të tjerë. Ola Xama u shpreh se "Bankers Petroleum" deklaronte shpenzime të fryra.

Sipas gazetares, nga 5.3 miliardë euro që kanë arkëtuar, 11 miliardë euro ishin shpenzimet, pra shifra të cilat gjatë kontrolleve nuk kanë rezultuar të sakta.

Sipas saj, ajo çka hedh dyshime për këtë çështje është se kompanitë e nënkontraktuara kanë patur norma fitimi 40 për qind.

Xama përmendi kompanitë Bolv Oil dhe AlbStar si kompani të nënkontraktuara dhe që kanë përfituar. Gjithashtu gazetarja përmendi edhe disa kompani të huaja.

"Shpenzime të fryra miliarda euro"/ Gazetarja tregon skemën

"Bankers ka operuar në Shqipëri që në 2004. Është një nga kompanitë më të mëdha në treg. Kulmin e fitimeve e pati në vitet 2014-2015 kur u rrit çmimi i naftës.

Tashmë të ardhurat e saj llogariten në 200-250 milionë euro në vit. Bankers ka patur pretendime që në vitin 2014 kemi patur edhe një përplasje kur pati shpërthime në fshatin Zharrëz.

Kontratën e parë e lidhën socialistët që në kohën e Fatos Nanos. Ka patur kërkesa për shpenzime edhe në dy mandatet e PD dhe këto 3 mandatet e PS-së.

Mbase mund të ketë një prapaskenë dhe luftë për territore për të marrë nën kontroll kompaninë.

Nga 5.3 miliardë euro që kanë arkëtuar, 11 miliardë euro ishin shpenzime. Pra kompania dilte me humbje. Në këto shpenzime janë bërë disa inspektime. Janë gjetur kosto të fryra.

Kostot më të kontestuara, deklarime të fryra në një vit kanë qenë për kompaninë Simos, kompani kanadeze, afro 35 milionë dollarë për shpimin e puseve.

Vazhdojmë me atë kroate Krosko, që ka ofruar shërbime shpimi dhe Finiks, të njëjtën gjë. Bolv Oil që ka ofruar shrbim transporti dhe Albstar ato të ndërtimit. Westeratlas, Smape.

"Shpenzime të fryra miliarda euro"/ Gazetarja tregon skemën

Në këto kosto që ka gjetur si të pashpjegueshme AKBN, ka vërtetuar se çmimet ishin të fryra. Po të shohësh bilancet e kompanive nënkontraktore të Bankers Petroleum janë me norma fitimi 40 për qind.

Kostot, nga të gjitha këto, AKBN ka konstatuar që për vitin 2014 janë 260 milionë dollarë shpenzime që nuk i njeh dhe për të cilat duhet të ushtrohet tatim fitimi.

Në total që nga vitet 2004 deri në fund të 2014, pretendohet se janë 700 milionë dollarë shpenzime të cilat janë të vërtetuara."-tha Xama.