Rritje e lehtë në tregun e sigurimeve, sfidë zgjerimi në produktet vullnetare

Tregu i sigurimeve vijon të mbështetet fort në sigurimet e detyrueshme dhe produktet Jo-Jetë, ndërsa sfida kryesore mbetet zgjerimi i produkteve vullnetare dhe rritja e përfshirjes në sigurimet e jetës.

Performanca pozitive në rritjen e kontratave dhe primeve, e kombinuar me uljen e dëmeve, jep sinjale për një përmirësim të mëtejshëm në qëndrueshmërinë dhe eficiencën e tregut.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vlera e primeve të shkruara bruto arriti në 10,075 milionë lekë, ose 7,60% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Tregu vazhdon të dominohet nga sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë 90,58% të totalit të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës zënë vetëm 9,38%. Risigurimi mbetet me një pjesëmarrje shumë të vogël, në masën 0,041%.

Sa i përket ndarjes sipas llojit të sigurimit, sigurimet e detyrueshme zënë një peshë më të madhe me 59,98% të totalit të primeve, ndërkohë që sigurimet vullnetare përbëjnë 40,02%.

Nga ana tjetër, dëmet e paguara bruto në këtë periudhë ishin 3,304 milionë lekë, që përfaqëson një rënie prej 5,59% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo ulje mund të jetë pasojë e përmirësimit të menaxhimit të riskut ose rënies së numrit të rasteve të dëmshpërblimit në disa segmente të tregut. Megjithatë, në sigurimin motorik, dëmet e paguara bruto arritën në 2,504 milionë lekë, me një rritje prej 2,22%, çka tregon një tendencë të kundërt në këtë segment.

Numri i kontratave të sigurimit të lidhura gjatë pesëmujorit arriti në 609,763, me një rritje prej 9.29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat flasin për ndërgjegjësim në rritje të qytetarëve dhe bizneseve për nevojën e mbrojtjes financiare përmes sigurimeve. 

Rritje e lehtë në tregun e sigurimeve, sfidë zgjerimi në