Nunaj: Përfitimet nga marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet vlejnë për ata me mbi 20 vite kontributive pa mbivendosje

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj shpjegon në "Ora News" se përfitimet nga marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet janë në nivel mikro dhe makro, duke u adresuar kryesisht atyre qytetarëve që kanë mbi 20 vite kontributive të pandërprera mes dy vendeve, pa mbivendosje të viteve të sigurimeve.

"Përfitimet ekonomike janë në nivel mikro, që do të thotë që janë për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë vite kontributive në Itali dhe që deri më sot përmes vitete të tyre të punës ata nuk kanë plotësuar kriterin minimal prej 20 vitesh, nuk janë përfitues pensioni dhe tashmë realizimi i marrëveshjes, hyrja e saj në fuqi dhe bashkimi i viteve kontributive mes dy vendeve Shqipërisë dhe Italisë ku specifika është që këto vite kontributive nuk duhet të kenë mbivendojsje atëherë në këtë rast këto qytetarë që e plotësojnë këtë numër minimalisht prej 20 vitesh kontributive janë përfitues të marrëveshjes, që nënkupton se ata duhet të fillojnë aplikimin e kërkesës për të parë ose për të përfituar pension nga shteti Italian për vitet e tyre kontributive. 

Kjo në këtë rast e bën përfitmin në nivel mikro, individual, familjar por edhe në nivel makro sepse sa më shumë qytetarë të ketë me të ardhura më të larta automatikisht në nivel makro në mënyrë indirekte kemi dhe një konsum më të madh dhe për pasojë ekonomia ka më tepër zhvillime dhe ndikim.

Nëse shpjegojmë se çfarë do të thotë mbivendosje, do të thotë që dy vite kontributive të mos jenë të njëjta në të dyja vendet dhe mbledhja e tyre nuk ka konfiguron me një numër të dyfishtë.

Nëse një qytetar ka një vit kontiburiv në Itali në vitin 2024 sepse ai ka punuar, ndërkohë që ai ka paguar edhe kontributet për sigurimet shoqërore për vitin 2024 në Shqipëri. Kjo është në këtë rast, sepse ne për një vit kemi dy palë kontribute, secili vend i ka të vlefshme këto kontribute, por mbledhja e këtyre vendeve kontributive nuk mund të bëhet", u shpreh Nunaj.