Ligji për bashkëpronësinë, Zhllima: Aty ku kishim që vëllai vriste vëllanë, tani do vrasi komshiu komshiun! Pallatet me administrime të reja, do mësohemi të paguajmë
Qeveria shqiptare prezantoi pak ditë më parë draftin e ri “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili mbart detyrime për bashkëpronarët dhe përcakton standardet e administrimit të ndërtesave, si dhe detyrimin për regjistrimin e aktit të bashkëpronësisë.
Në këtë mënyrë do të ketë edhe rritje të detyrimeve të banorëve për të paguar çdo muaj.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë nismë të qeverisë i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte avokati Gylsen Zhllima.
“Supozojmë që ndërtuesi ka bërë gabim: aty ku e kishte kontratën e sipërmarrjes 100 metra katror, ty të jep 120 metra katror, edhe atij tjetrit po ashtu i jep 120 metra katror. Atëherë kush e zgjidh problemin e këtyre të dyve që përplasen për pronat e tyre? Kadastra? Jo. sepse nuk e ka fuqinë e ligjit që ta zgjidhi problemin.
Shkojnë në gjykatë, a rritet dosja? Rritet, sepse kur shkojnë palët në gjykatë ka mosmarrëveshje. A do vendosë gjykata ekspertë për çështjen pasi ajo vetë nuk e merr rolin e ekspertit? Po. Do bëhet akti i ekspertimit, do paguajë paditësi që inicion procesin.
Do rritet konflikti mes banorëve. Pra, aty ku kishim që vëllai vriste vëllanë për pronat, tani do vrasi komshiu komshiun, sepse krijohet mosmarrëveshje ligjore. E kush e zgjidh këtë? Gjykata.
Shkon atje dhe të thotë gjykata: Kur ligjvënësi e ka normuar në këtë formë, unë nuk kam se çfarë rrugëzgjidhjeje të të jap. Gjejeni vetë, unë e rrëzoj apo e pranoj padinë.
Pra, do të thotë që ky lidh nuk ka ardhur ytë japë rrugëzgjidhjen e duhur në momentin e duhur që të mos shkojë qytetari t’i drejtohet gjykatës", u shpreh avokati Gylsen Zhllima.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATIN GYLSEN ZHLLIMA

