Tifozët ngatërrojnë ish-lojtarin e Milanit me Diogo Jotën dhe i dërgojnë mesazhe ngushëllimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2025, 16:01
Sot është një ditë zie për futbollin pasi ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare, Diogo Jota.
Por një ngatërresë është bërë nga qindra përdorues të rrjeteve sociale.
Në postimin e fundit në “Instagram” nga Diogo Dalot, ish-mbrojtësi i Milanit, tani te Mançester Junajtid, mjaft tifozë i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi.
Ata e kanë ngatërruar me Diogo Jotën, bashkatdhetarin e tij (dhe gjithashtu shok skuadre në Portugali, me të cilin fituan Ligën e Kombeve të fundit) që ndërroi jetë tragjikisht orët e fundit, për shkak të një aksidenti rrugor në Spanjë.
