Lindon Selahi transferohet në Poloni tek Vidzev Lodz
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lindon Selahi është transferuar tek skuadra e Vidzev Lodzit.
Në skuadrën polake aktivizohet edhe lojtari tjetër i kombëtares shqiptare, Julian Shehu.
Selahi ka firmosur deri më 30 qershor 2028, me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër sezon.
Lojtari 26-vjeçar ka dhënë edhe përshtypjet e para për skuadrën e re në kanalin zyrtar të klubit.
“Doja një sfidë të re! Mendoj se u tërhoqa nga ky projekt interesant në këtë klub. Kam luajtur me Julian Shehun në kombëtaren U21. Më tha se fansat janë të mrekullueshëm, e kampionati është shumë i mirë. Kam idenë që përshtatja do të jetë disi më e lehtë! Edhe me trajnerin Sopic kam punuar te Rijeka. Bëmë gjëra të bukura bashkë! Është një trajner dhe person shumë i mirë E kjo ka shumë rëndësi për mua”, tha Selahi.
Selahi tregoi se është një mesfushor modern.
Më pas ai u ndal te kombëtarja shqiptare e futbollit. Ai u shpreh duke thënë se, “gjithmonë është kënaqësi të luash për kombëtaren tende! Sa herë vesh fanellën kuqezi, ndihem krenar e jap gjithçka, pasi nuk ka gjë më të bukur se sa të përfaqësosh vendin tënd! Jam krenar që jam shqiptar!”
26-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Rijekës, ku fitoi kampionatin dhe Kupën e Kroacisë. Me kombëtaren shqiptare ka luajtur në 4 takime.

