TABELA/ Botërori i Klubeve - Pas fushës së blertë, qëndron një tjetër garë – ajo e milionave

Botërori i Klubeve vijon në SHBA mes spektaklit sportiv dhe përplasjes ekonomike. Pas fushës së blertë, qëndron një tjetër garë – ajo e milionave. Dhe aty, Evropa është kampione absolute.

Real Madrid kryeson klasifikimin global të të ardhurave me mbi një miliard euro në vit. Ndiqet nga Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Chelsea, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund e plotësojnë listën e gjashtë më të pasurve – të gjitha nga kontinenti evropian.

Jashtë Evropës, Al Hilal i Arabisë Saudite është lideri ekonomik, me mbi 250 milionë euro të ardhura. Në Amerikën Latine, janë Flamengo, Palmeiras dhe River Plate që po ndjekin një model gjithnjë e më të qëndrueshëm ekonomik.

Në Shtetet e Bashkuara, Inter Miami dhe Los Angeles FC janë në rritje – duke konfirmuar forcimin e futbollit amerikan edhe në aspektin komercial.

Por në fundin e klasifikimit ndodhet Auckland City i Zelandës së Re, një klub gjysmë-amator me më pak se 500 mijë euro të ardhura vjetore. Një kontrast i thellë me klubet e majës.

Pabarazia reflektohet edhe në merkato. Klubet evropiane investojnë qindra milionë në transferime, ndërsa klubet afrikane dhe aziatike shpenzojnë shumë më pak. Disa si Auckland City nuk marrin pjesë fare në tregun e transferimeve.

Nga Evropa që dominon me të ardhura televizive, te Amerika Latine që jeton nga stadiumet dhe Azia që mbështetet te sponsorët – Botërori i Klubeve na tregon një futboll të ndarë në dy botë: atë të parave të mëdha dhe atë të pasionit me mjete modeste.

Ndërsa lufta për trofeun vazhdon në fushë, lufta për bilance fiton jashtë saj. Dhe pikërisht aty, ndarja mes klubeve është më e thellë se kurrë më parë.

NDARJA E PARAVE

Real Madrid : 1.085,9 milionë euro

Manchester City : 1.014,3 milionë euro

Paris Saint-Germain: 989,2 milionë euro

Chelsea : 969,3 milionë euro

Bayern Monaco : 951,5 milionë euro

Borussia Dortmund : 618,2 milionë euro

Atlético Madrid: 482,8 milionë euro

Inter: 473,2 milionë euro

Juventus : 394,5 milionë euro

Benfica: 256,3 milionë euro

Al-Hilal: 252,1 milionë euro

Flamengo: 233,8 milionë euro

Palmeiras: 225,2 milionë euro

Porto: 221,2 milionë euro

River Plate: 188,6 milionë euro

Inter Miami: 165,2 milionë euro

Los Angeles FC: 134,7 milionë euro

Salisburgo: 130,4 milionë euro

Boca Juniors: 126,1 milionë euro

Fluminense: 110,4 milionë euro

Botafogo: 101,7 milionë euro

Seattle Sounders: 72,2 milionë euro

Urawa Reds: 63,5 milionë euro

Al-Ahly: 43,5 milionë euro

Ulsan HD: 26,1 milionë euro

Mamelodi Sundowns: 8,7 milionë euro

Wydad Casablanca: 7,8 milionë euro

Auckland City: 0,5 milionë euro