EURO 2025 PËR FEMRA/ Zvicra mposhtet nga Norvegjia në shtëpi

Zvicra humbi ndeshjen e parë në shtëpi në Euro 2025, duke humbur ndaj Norvegjisë të mërkurën pas një pjese të dytë të shënuar nga gabime të shumta individuale (1-2).

Me goditje në mesfushë dhe vazhdimisht në lëvizje në sulm, lojtaret e Zvicrës kishin marrë epërsinë në fund të një pjese të pare, të kontrolluar në mënyrë të përkryer, falë një gjuajtjeje të ulët me të djathtën nga Nadine Riesen, e cila hyri në rrjetë me ndihmën e shtyllës, pas një topi të larguar dobët nga mbrojtja norvegjeze (28’).

Helvetet kishinh arritur të godisnin më parë edhe traversën, me një gjuajtje me të djathtën nga Geraldine Reuteler 25 metra larg portës së mbrojtur nga Cecilie Fiskerstrand (24’).

Por pas pushimit, Norvegjia e ktheu ndeshjen në tre minuta falë lojtareve të saj ikonike. Duke qenë shumë diskrete deri atëherë, Ada Hegerberg barazoi fillimisht me një goditje të fuqishme me kokë nga afër (54’), pas një këndi të ekzekutuar nga Vilde Boe Risa.

Graham Hansen bëri një vrapim të mprehtë në krahun e majtë dhe më pas e detyroi Julia Stierli të shënonte autogol nën presionin e Hegerberg (58’).

Fituesja e parë e “Topit të Artë” ishte pranë shënimit të dy golave: Livia Peng (63’) fillimisht priti, dhe më pas në një penallti, ish-lojtarja e Lyonit e shpërdoroi rastin, duke gjuajtur jashtë me këmbën e djathtë (70’).