TRONDITET LIVERPULI! Dy javë pas martesës, sulmuesi 28-vjeçar vdes tragjikisht në një aksident me makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2025, 10:29
Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë në Spanjë.
Raportohet se Diogo Jota po udhëtonte me makinë së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu një futbollist 26-vjeçar, kur automjeti doli nga rruga.
Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën A-52 në provincën e Zamorës. Lajmi i rëndë vjen vetëm2 dy javë pasi 28-vjeçari u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto.
