VIDEO/ Situatë e tensionuar te Reali, shihni çfarë ndodhi mes Bellingham dhe Guler në sfidën me Juven

Një situatë e tensionuar dhe aspak profesioniste u regjistrua në minutën e gjashtë në duelin ndaj Real Madrid dhe Juventus të vlefshëm për Botërorin e Klubeve, ku skuadra spanjolle triumfoi me rezultatin 1-0.

Protagonistë u bënë Bellingham dhe Arda Guler.

Turku mori topin në një zonë të mirë me shumë hapësirë përpara tij, por e uli ndjeshëm ritmin, duke e pasuar mbrapa. 

Në këto moment pati një përplasje verbale mes Bellingham dhe Guler, teksa ndeshja ishte duke u luajtur.

Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.

Për më tepër shikoni pamjet.