Replikat me Farage për emigrantët shqiptarë, Dedaj: Rama nga Kombëtar po e kalon në një debat Ndërkombëtar
Gazetari, Reldar Dedaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Rama debatin me deputetin britanik Farage po e kalon nga debat Kombëtar në debat Ndërkombëtar.
Dedaj: Këtu debate sipas këndvështrimit tim qëndron në një kontekst të caktuar.
Deklarata e Farage është realisht konstatim i një problemi të thellë britanik.
Problemi që ka një vend i madh si Britania e Madhe me emigracionin të ligjshëm apo të paligjshëm, mungesën e integrimit në shoqëri të një komuniteti shumë të madh dhe megjithatë është edhe një komunitet i cili është edhe i suksesshëm veçanërisht në biznes tregon një problem akut të shoqërisë britanike.
Thelbi është që Rama nuk e ka problem se çfarë po ndodh me shqiptarët atje.
Rama vetëm i vjen në ndihmë Farage duke parë ato statistikat dhe të gjitha ato të dhënat që ky mund të jetë partia e ardhme e qeverisjes britanike.
Thjesht po e bën këtë debat po e bën nga Kombëtar po e kalon në një debat Ndërkombëtar, gjoja i veshur me mantelin e Nacionalizmit.
Nuk e ka fare problem, madje është njeriu i cili ka ngritur strategjinë e shpopullimit të këtij vendi.
