'Sherri' Rama-Farage/ Zhulali: Deputeti britanik ndjek interesin e vendit të tij, një ministër i Ramës i ka quajtur 'çunat' e Londrës problematikë
Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se deputeti britanik Farage ndjek interesat e vendit të tij duke iu referuar replikave në distancë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Zhulali: Farage ndjek interesin e vendit të tij.
Edhe flet për çështje që i interesojnë qytetarëve të vet.
Çështja e emigracionit të paligjshëm, problemet që emigrantët e paligjshëm kanë shkaktuar në Britani përfshirë për çështjet e sigurisë, kriminalitetin e shtuar, etj janë një çështje që shqetëson çdo ditë çdo qytetar që jeton në Mbretërinë e Bashkuar.
Kështu ai duke u përfshirë në këtë lloj debati i flet qytetarëve të vet dhe në fund të ditës kjo i përkthehet në vëmendje dhe vota.
Ndërkohë kryeministri shqiptar është kryeministër i një vendi që ka prodhuar emigracion me shqiptarë që janë larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar me gomone.
Jo në fillim të viteve 90’ por deri para 1 viti apo 2 vitesh.
Është po ashtu kryeministri i një vendi që një ministër i tij i ka quajtur dhe i ka pagëzuar shqiptarët që jetojnë në Londër ose çunat e Londrës si çuna problematikë.
