"SPAK me regji ngatërron ëndrrat me faktet!" Meta: Kartat bankare për të cilat flitet nuk kanë lidhje me mua

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë sot një tjetër sqarim lidhur me dosjen e tij. Përmes rrjeteve sociale Meta thotë se kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron, sipas tij, hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me të.

Ai thotë se SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t'u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.

Sipas tij, SPAK tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike.

Postimi i plotë:

Një risqarim i detyruar për mashtrimet e mediave të inceneratorëve, që citojnë burime të dizinformacionit me regji të SPAK-ut të Narkoqeverisë.

Kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me Ilir Metën.

Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk egziston asnjë kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t'u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.

SPAK-u tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike, që në fakt vetëm sa po e diskreditojnë për turp dhe po e provojnë boterisht se i gjithë procesi ndaj Ilir Metës është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria.

Unë as nuk kam qenë dhe as nuk kam dëshiruar të shkoj në Beverly Hills dhe Las Vegas, sepse e kam bërë njëherë e përgjithmonë  zgjedhjen time që të shkoj me kënaqësi pafund në Prevallë, Çerem e Dobërdol, në majën e Korabit dhe të Jezercës e kudo në mrekullitë natyrore të Shqipërisë tonë kaq të bukur e mahnitëse.